Cole Palmer, Declan Rice, Tino Livramento dhe dyshja e Manchester United, Kobbie Mainoo e Marcus Rashford, janë larguar të gjithë nga grumbullimi i ekipit kombëtar të Anglisë, ndërsa Morgan Gibbs-White dhe James Garner janë thirrur si zëvendësues.
Palmer, i cili u la jashtë skuadrës së trajnerit Thomas Tuchel për Kupën e Botës, luajti 90 minuta të plota në humbjen e Chelsea ndaj Brentford, pasi ishte rikthyer në kombëtare për ndeshjet e Nations League të “3 Luanëve” kundër Spanjës, Republikës Çeke dhe Kroacisë.
“Është një gjë të thirresh dhe të rikthehesh në skuadër, e një tjetër të tregosh performancë. Cole duhet t’i tregojë këto lloj shifrash dhe paraqitjesh për ta fituar fanellën dhe për ta justifikuar thirrjen“, tha trajneri Thomas Tuchel.
Rice ishte një figurë kyçe e kombëtares angleze gjatë Kupës së Botës, por iu desh të luante pavarësisht dëmtimeve gjatë gjithë turneut. Që atëherë, ai ka qenë titullar në të pesë ndeshjet e Arsenalit në Premier League për këtë sezon.
The post Tuchel me dhimbje koke, 5 lojtarë të grumbulluar në kombëtare ngrenë ‘flamurin e bardhë’ appeared first on Telesport.
