Këtë mesjavë do të nisin ndeshjet e Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj e femra. Një turne që është kthyer gjithëpërfshirës, me një calendar të ngjashëm me atë të Kupës së Shqipërisë.

Më 23 shtator do të nisin ndeshjet eliminatore për meshkuj, për të përcaktuar më pas ekipet gjysmëfinaliste. Ndërsa me 26 shtator do të luhen gjysmëfinalet e femrave, për të përcaktuar dy finalistet.

Një turne që pritet me interes, pasi pothuajse të gjitha ekipet e Superligës, në të dyja kategoritë, kanë kryer investime të rëndësishme në merkato. Gjithsesi, fusha do të përcaktojë ekipet më të mira.

Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale)

26 shtator, Flamurtari – Studenti, 14:00 (A.Rusi)

26 shtator, Tirana – Partizani, 16:00 (A.Rusi)

Kupa e Federatës-Meshkuj (eliminatore)

23 shtator, Apolonia – Elbasani, 18:00 (Fier)

24 shtator, Tirana – Pogradeci, 16:00 (F.Hoti)

24 shtator, Skënderbeu – Kamza Basket, 18:00 (Pogradec)

The post Basketboll/ Kupa e Federatës në prag, skemë gjithëpërfshirëse për më shumë spektakël në fushë appeared first on Telesport.