Kylian Mbappe ka treguar përpjekjet e jashtëzakonshme që bëri Liverpool në vitin 2017 për ta bindur atë të transferohej në “Anfield”. Pavarësisht se nëna e tij u dashurua me klubin e kuq dhe e nxiti atë të nënshkruante, ylli francez përfundimisht zgjodhi t’i bashkohej PSG-së.
“Mamaja ime shkoi në stadium, vizitoi klubin dhe takoi drejtuesit. Ajo thoshte: ‘Është një klub i mrekullueshëm, të gjithë janë kaq të sjellshëm, është një klub familjar, një klub i madh.’ Ajo shkoi në “Anfield” dhe u dashurua me të”, tregon Mbappe.
Sulmuesi rrëfen edhe takimin me trajnerin e Liverpool-it në atë kohë, Jurgen Klopp dhe përpjekjen e tij për ta bindur për të firmosur për klubin e kuq.
“Mbaj mend që ishim në avion dhe po fluturonim, ndërsa ai më shpjegonte projektin e tij. I thashë: ‘Nuk ke nevojë të më bindësh. Ti je Jurgen Klopp, ky është Liverpool-i, një klub i madh, ndaj sigurisht që, nëse jam këtu, kam interes. Por kam edhe gjëra të tjera, projekte të tjera, që janë gjithashtu të mira’.
Në fund mora vendimin për t’u transferuar te PSG”, mbyll rrëfimin e tij Mbappe për “The Athletic”.
The post “Mamaja ime u dashurua me atë klub”, Mbappe zbulon se ka qenë shumë pranë transferimit në Premier League appeared first on Telesport.
