Kylian Mbappe nuk mori pjesë në seancën stërvitore të Francës në Clairefontaine këtë të martë. Sipas L’Equipe, kapiteni i Francës vuan nga një gjendje gripale.
Ndërsa 22 lojtarët e tjerë të grumbulluar dolën në fushë dhe takuan tifozët e pranishëm për të dhënë autografe, sulmuesi 27-vjeçar qëndroi në ndërtesën kryesore. Gjendja e tij do të monitorohet në vazhdim nga stafi mjekësor i “Gjelave”.
Për momentin, nuk janë dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e mungesës së tij apo pjesëmarrjen në seancat e ardhshme stërvitore, por duket se nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar.
The post Mbappe mungon në stërvitjen e Francës, zbulohet arsyeja appeared first on Telesport.
