Rasti i Endrick është kthyer në një nga shembujt më të përmendur për vështirësitë që hasin talentet brazilianë pas transferimit të hershëm në Europë. Për këtë arsye, Carlo Ancelotti, sot trajner i Brazilit, mbështet planin e ri të CBF-së për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve vendas.
Numri maksimal i të huajve në skuadrat braziliane do të ulet nga 9 aktualisht, në 8 më 2027 dhe në 5 deri në vitin 2030. Synimi është që talentet vendas të kenë më shumë mundësi për t’u zhvilluar.
Endrick, i blerë nga Real Madridi më 2024 për rreth 50 milionë euro, ka pasur pak hapësira. Ai ka 41 ndeshje dhe 7 gola me “Los Blancos”, ndërsa huazimi te Lyon solli 8 gola në 21 takime.
Ancelotti e ka grumbulluar për ndeshjet ndaj Australisë dhe Indisë: “Problemi i djemve brazilianë është se nuk përmirësohen, sepse nuk luajnë. Kjo ndodh me Endrick, por edhe me Estevão. Shkojnë në Europë në moshën 18-19 vjeç, por te klubet e mëdha nuk gjejnë hapësirë. Pa luajtur, nuk mund të përparojnë”.
Ai shtoi: “Endrick do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren në të ardhmen”.
The post Ancelotti: Talentet brazilianë shkojnë në Europë, por nuk luajnë. Kështu nuk rriten appeared first on Telesport.
