Bayern Munich tani është rikthyer midis emrave të mëdhenj në Europë falë ndërhyrjes së Vincent Kompany, i cili dy vite më parë ishte zgjedhja e fundit e klubit për të trajnuar ekipin. Fati i klubit ishte fjalë për fjalë në duart e tij, dhe kjo pati një ndikim të madh në punën e tij deri më tani
“Njihja shumë ekipe të mëdha. Luajta 11 vjet te City. Por ajo që Bayern do të thotë për Mynihun, për të gjithë rajonin, për tifozët ka shumë rëndësi,” tha Kompany. “Është një përgjegjësi e madhe. E ndjeva këtë që nga dita ime e parë këtu, dhe luajti një rol në gjithçka që bëra.”
Ish-mbrojtësi i Manchester City u zgjodh për të menaxhuar klubin më të suksesshëm në Gjermani dhe e dinte se duhej të bënte një hap përpara. Me të në stol, Bayern u bë sërish një nga klubet më të mira në Evropë dhe kjo falë punës së shkëlqyer që po bën Vincent Kompany.
The post Kompany: Kam fituar shumë me City, por kur mora drejtimin e Bayern kuptova madhështinë e këtij klubi appeared first on Telesport.
