I mbetur si lojtar i lirë në treg që nga qershori i këtij viti kur i mbaroi kontrata me Real Madridin, David Alaba është ende pa skuadër. Megjithatë, duket se austriaku e ka zgjedhur skuadrën dhe destinacionin e tij të ri.
Fabrizio Romano zbulon se mbrojtësi austriak ka arritur një marrëveshje verbale me Udinese-n. Mbeten ende për t’u zgjidhur disa detaje përfundimtare.
Ndërkohë, babai i tij, i cili vepron edhe si këshilltar i tij, e bëri të qartë në një intervistë të fundit për “Kronen Zeitung” se vendimi për të ardhmen e 34-vjeçarit ishte i pashmangshëm: “Ka pasur kërkesa të shumta. Në SHBA, në Evropë, kudo. Kjo do të vazhdojë, e di këtë. Ai do ta ndjekë këtë proces. Së shpejti do të njoftojë se çfarë do të ndodhë më pas. Ai është në gjendje të shkëlqyer.”
Në rast se zyrtarizohet transferimi tek Udinese, kjo do të jetë hera e parë që Alaba do të luajë në Serie A.
The post Alaba i befason të gjithë me destinacionin e ri, arrihet marrëveshja me klubin e Serie A appeared first on Telesport.
