Në prag të ndeshjeve të para në krye të Gjermanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve, Jurgen Klopp ka prezantuar një sërë masash disiplinore që synojnë të nxisin unitetin dhe përqendrimin brenda grupit të kombëtares, bën të ditur Bild.
Një nga ndryshimet më të menjëhershme ka të bëjë me zakonet e të ngrënit të ekipit në hotel. Nën drejtimin e mëparshëm të Julian Nagelsmann, lojtarët gëzonin njëfarë lirie dhe mundësie zgjedhjeje sa u përket orareve të vakteve dhe mund ta konsumonin atë në mënyrë të shkallëzuar. Darka ishte midis orës 19:00 dhe 20:00. Klopp ka vendosur t’i japë fund kësaj praktike, duke urdhëruar që i gjithë ekipi të jetë i pranishëm dhe i ulur në vendet e caktuara në kohën e duhur, në fillim të vaktit. Pra, darka do konsumohet në të njëjtin orat nga të gjithë.
Klopp ka kufizuar po ashtu edhe përdorimin e celularëve gjatë ditës, në ditën e ndeshjes, përfshirë kohën e kaluar në palestër ose në tavolinën e trajtimeve mjekësore.
The post Klopp i kthen përmbysë “rregullat” e Nagelsmann dhe vendos një kod të rreptë disiplinor te Gjermania appeared first on Telesport.
