Goli vendimtar i Marquinhos në ndeshjen e fundit të PSG në kampionat, atë të fituar 2-1 ndaj Marsejë, i dha mundësi brazilianit të barazonte shifrën prej 46 golash të bashkatdhetarit të tij brazilian Lucas Moura me fanellën e klubit kryeqytetas.
Mbrojtësi i qendrës, 32-vjeçar, theksoi se në një rivalitet të këtyre përmasave, sigurimi i fitores me çdo kusht është e vetmja gjë që ka rëndësi. Ai foli se si skuadra po e përballon këtë sezon që nuk ka nisur mjaft mirë për PSG në Ligue 1.
“Është gjithmonë e vështirë të fitosh në fushën e Marsejës, sidomos këtë sezon kur nisja nuk ka qenë në atë nivel që dëshironim. Ia dolëm t’i kapërcenim vështirësitë për të fituar dhe kjo të jep një ndjesi shumë të mirë”, tha Marquinhos.
“Sa i përket golit tim, jam i kënaqur që kam barazuar shifrën e golave të Lucas Moura me klubin. 46 gola është një shifër mbresëlënëse! E dimë se sa e vështirë është të shënosh gola për në mbrojtësit”, tha braziliani.
Më tej, ai shtoi: “Përpiqem të ndihmoj skuadrën dhe kur më jepet mundësia për ta shënuar e bëj. Gjithnjë jam gati për ta ndihmuar skuadrën të fitojë, është gjithmonë diçka e mirë, sidomos në këto momente”.
The post 46 gola me PSG, Marquinhos: Dua të ndihmoj skuadrën, sidomos në këto momente të vështira appeared first on Telesport.
