Boksieri britanik Anthony Joshua ka vendosur që të stërvitet me Ben Davison për të përgatitur duelin me patriotin e tij Tyson Fury me shpresën se do të gjejë çelësin e duhur për ta mposhtur atë në duelin që pritet të zhvillohet këtë fundvit.

Joshua kaloi kohë së fundmi në Spanjë duke u stërvitur pranë ekipit të Oleksandr Usyk, por është rikthyer në palestrën e Davison në Essex, duke mbajtur gjithashtu të hapura lidhjet me Derrick James. Menaxheri i tij Eddie Hearn është treguar i kujdesshëm dhe nuk ka emëruar një trajner kryesor të vetëm.

Besoj se ai do të qëndrojë pranë tyre në njëfarë mënyre,” deklaroi Hearn lidhur me marrëdhënien e Joshua me ekipin e Usyk. “Ai ka bashkëpunuar gjithmonë me të, edhe kur Ben nuk ishte trajneri i tij kryesor, duke punuar në aspektin strategjik dhe duke komunikuar vazhdimisht”.

“Mendoj se ai e respekton shumë Ben. Natyrisht, ekziston ndjesia se Ben Davison e njeh jashtëzakonisht mirë Tyson Fury. Nuk e di cili do të jetë vendimi përfundimtar i Joshua për vendndodhjen e kampit stërvitor, por Ben Davison do të jetë padyshim i përfshirë në atë kamp dhe në atë proces“, tha Hearn.

The post Anthony Joshua nuk do të stërvitet me Usyk gjatë kampit stërvitor për duelin kundër Fury appeared first on Telesport.