Gjatë prezantimit të autobiografisë së tij “Oltre”, ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, tregoi prapaskenat e numrit 10 që klubi donte t’ia jepte Paulo Dybala pas transferimit të argjentinasit:

“Kur Paulo mbërriti në Romë, klubi më përcolli në mënyrë indirekte një mesazh. Donin t’ia jepnin Dybala numrin 10 dhe dëshironin që gjatë prezantimit zyrtar t’ia dorëzoja unë.”

Përgjigjja e Tottit ishte e prerë: “Por ju qenkeni të gjithë të çmendur! Nëse keni guxim, jepjani ju”.

Totti sqaroi se nuk kishte asgjë kundër Dybala: “Përkundrazi, më pëlqen shumë, edhe si person. Është një djalë i shkëlqyer. Nëse keni këtë qëllim, vazhdoni, pa më përfshirë mua”.

Sipas tij, pesha e numrit 10 të Romës do të sillte në mënyrë të pashmangshme edhe krahasime me të: “10-ta e Romës peshon dhe do të sillte krahasime të pashmangshme me mua. Për mua, Dybala, nëse është mirë fizikisht, mund të bëjë diferencën”.

 

The post Totti refuzoi t’ia dorëzonte numrin 10 Dybala: Qenkeni të gjithë të çmendur! Nëse keni guxim, jepjani ju appeared first on Telesport.