Khvicha Kvaratskhelia ka rrëfyer për BBC rrugëtimin që e çoi nga futbolli rus te Napoli dhe më pas te PSG. Që prej transferimit në Paris në janar 2025, gjeorgjiani është kthyer në një protagonist të rëndësishëm, me 28 gola dhe 20 asistime në 87 ndeshje, si dhe dy Champions League të fituar me PSG-në.

Duke kujtuar periudhën te Napoli, ku mbërriti në verën e vitit 2022, Kvaratskhelia tha: “Kur luaja në Rusi, ëndrra ime ishte të kaloja në një klub të madh europian. Kur mbërrita në Napoli, ishte një moment vendimtar i karrierës sime. I thashë vetes: Tani ke mundësinë t’u tregosh të gjithëve se e meriton këtë nivel”.

Ai kujtoi edhe vështirësitë për një futbollist gjeorgjian: “Në Gjeorgji nuk kishim shumë lojtarë në 5 kampionatet e mëdha europiane dhe dukej e vështirë për t’u imagjinuar. Por kur nisa të luaja, mendova se duhej të jepja gjithçka për ta arritur atë nivel”.

Pas dy sezoneve e gjysmë te Napoli, erdhi PSG-ja: “Kisha oferta të tjera, por kur fola me presidentin dhe Luis Enrique nuk hezitova asnjë sekondë. I thashë agjentit dhe babait tim: Mos flisni fare me klubet e tjera, unë po shkoj atje”.

The post Kvaratskhelia: PSG-ja më bindi menjëherë, Napoli ishte vendimtar për karrierën time appeared first on Telesport.