Fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, ka zgjedhur bashkëlojtarin e tij te PSG, Khvicha Kvaratskhelia, si favoritin kryesor për të fituar këtë trofe individual për këtë vit.

“Është një trofe individual dhe mendoj se kjo është ajo që duhet të ketë përparësi mbi gjithçka tjetër. Sigurisht, nuk duhet të anashkalosh gjithçka tjetër, por aftësia për të shkëlqyer në nivel individual dhe për të mahnitur njerëzit është ajo që lë gjurmë për një trofe të tillë.

Për të gjitha këto, Khvicha Kvaratskhelia e meriton. Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe siç thuhet i ka mahnitur të gjithë”, tha Dembele.

The post “Ai i ka mahnitur të gjithë dhe e meriton”, Dembele zgjedh fituesin e “Topit të Artë” dhe nuk është francez appeared first on Telesport.