Përveç Michael Olise, ka një tjetër lojtar te Bayern Munich që është nën radarin e Real Madridit. Gazetari i njohur Christian Falk, në podkastin “Bayern Insider”, zbuloi se Lennart Karl, është nën monitorimin e vazhdueshëm të klubit madrilen.

18-vjeçari i konsideruar si një yll në rritje është nën kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029. Synimi i Bayern është të rinovojë me të, por për momentin nuk ka asnjë bisedim konkret.

Real Madrid mund të përfitojë nga situata aktuale dhe të tentojë transferimin e Lennart Karl, gjatë verës së ardhshme. Vetë lojtari është shprehur edhe publikisht se një ditë ëndërron të veshë fanellën e Real Madridit.

“Të gjithë po presin të shohin se cilat do të jenë hapat e radhës të Karl. Kontrata e tij nuk është veçanërisht e gjatë, pasi skadon në vitin 2029, ndaj Bayern Munich do të duhet të marrë vendime lidhur me rinovimin. Për këtë arsye, klube të tjera si Real Madrid-i po e mbajnë nën vëzhgim dhe mund të jenë duke u përpjekur të zbulojnë nëse ai do të nënshkruajë një kontratë të re apo nëse ekziston ndonjë mundësi për të nisur bisedimet me 18-vjeçarin”, tha Falk.

The post Jo vetëm Olise, Real Madrid i ka sytë edhe nga ylli tjetër i Bayern-it appeared first on Telesport.