Rayan Ait-Nouri është i pakënaqur me minutat e pakta që po kalon këtë sezon te Manchester City, ndaj 25-vjeçari është i hapur për një largim nga “Qytetarët”, nëse situata e tij nuk ndryshon.
Në anën tjetër është Juventus që ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e mbrojtësit dhe ka shprehur gatishmërinë për transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
Mbrojtësi i krahut të majtë është aktivizuar në vetëm dy ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Në total, ai ka luajtur vetëm 105 minuta në fushë. Kjo është shumë pak për një lojtar që pretendon të jetë titullar i rregullt.
Ndaj, transferimi te Juventus mund të jetë një lëvizje e suksesshme për algjerianin. Ende nuk flitet për shifra dhe detaje ekonomike, por mundësia më e madhe është ajo e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje.
The post I pakënaqur te Man. City, Juventus piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit appeared first on Telesport.
