Kryeministri Hristijan Mickoski pati fjalim në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork të SHBA-së. Mickoski theksoi se maqedonasit, shqiptarët dhe komunitetet e tjera në Maqedoninë e Veriut jetojnë në paqe dhe kohezion dhe se beson se e kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Faleminderit shumë në emër të qeverisë së Maqedonisë për këtë mikpritje. U emocionova dhe u gëzova shumë kur mora këtë mesazh dhe iu përgjigja menjëherë pozitivisht për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të bukur të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu nga rajoni, ku kam lindur. Unë vij nga një vend me shumë etni dhe shumë konfesione, ku maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët, ku të krishterët dhe myslimanët jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, në unitet dhe në kohezion. Dhe jam krenar për këtë. Dhe jam mjaft i sigurt që një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse të gjithë qytetarët e vendit tim, të gjithë qytetarët maqedonas, pavarësisht etnicitetit dhe besimit, besojnë dhe punojnë për atdheun me të njëjtën forcë dhe me të njëjtën, do të thoja, frymëzim, ashtu siç punojnë për familjet e tyre. Sepse ne jemi një familje e madhe që jetojmë pranë njëri-tjetrit në një vend të bukur në zemër të Ballkanit, me emrin Maqedoni”, tha Mikcoski.

Mickoski theksoi rëndësinë strategjike të Korridorit 8 dhe 10, si dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike. Mickoski foli edhe për rritjen ekonomike, duke thënë se BPB-ja u rrit mbi 3.5% në vitin 2025, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2026 rritja ishte mbi 3.7%.

“Ne jemi një vend i brendshëm, gjë që përbën një lloj disavantazhi për të gjithë ne. Jemi disa kilometra larg detit, por fatkeqësisht nuk kemi dalje në det. Megjithatë, kemi avantazhet tona. Avantazhi ynë më i madh është fakti që jemi një kryqëzim natyral i dy korridoreve pan-evropiane, Korridori 10 dhe Korridori 8. Praktikisht, pikë lidhëse e këtyre dy korridoreve. Ndodhet në veri-lindje, disa kilometra në veri-lindje të kryeqytetit tonë, Shkupit. Praktikisht, qëllimi i Korridorit 10 është të lidhë Mesdheun nga Deti Azov me Evropën Qendrore, dhe qëllimi i Korridorit 8 është të lidhë Detin Adriatik dhe Jon me Detin e Zi. Të dy këta korridore janë shumë të rëndësishëm për krahun lindor të NATO-s. Dhe pikë referimi jonë si qeveri dhe prioritetet tona më të mëdha janë zhvillimi i infrastrukturës në aspektin e ndërtimit të autostradave të reja, rrugëve ekspres, infrastrukturës hekurudhore, hekurudhave të shpejta, si dhe infrastrukturës energjetike që do të lidhë, për shembull, terminalin energjetik të Aleksandropolisë në Greqi përmes territorit të vendit tim deri në veri, në Evropën Qendrore. Dhe kjo është konkurrenca e vetme dhe reale e prekshme ndaj aseteve ruse në rajon. Pra, ne kujdesemi për të ardhmen tonë të përbashkët dhe kujdesemi për zhvillimin e atdheut tonë. Ne u zgjodhëm në qershor 2024. Ne e përfunduam vitin 2024 me rritje të BPB-së pak mbi nivelin nominal: 3% në terma realë dhe mbi 6.5% në terma nominalë. Ne përfunduam rritjen e BPB-së në vitin 2025 mbi 3.5%. Rritja nominale ishte mbi 8%. Dhe tani, në gjysmën e parë të këtij viti, 2026, rritja e BPB-së është mbi 3.7%”, deklaroi Mikcoski.