Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia. E miqësia e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara i ka të dyja.

Në Nju Jork, mbrëmë ishim bashkë me gjeneralin Wesley Clark dhe Glauk Konjufcën, në mbrëmjen e organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.

Për ne shqiptarët, emri i gjeneralit Clark lidhet me një nga periudhat më vendimtare të historisë sonë të re, kur miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara morën një kuptim historik.

Prandaj, edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, mirënjohja ndaj tij mbetet po aq e fuqishme.

Ishte kënaqësi ta takonim dhe t’i shprehnim nga afër respektin për kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur shqiptarët kishin më së shumti nevojë për miq dhe aleatë të fuqishëm.

*Status facebook’u Izet Mexhiti