Në Elbasan po e shfrytëzojnë ndërprerjen e kampionatit për të rregulluar defektet e evidentuara deri tani dhe trajneri Ivan Gvozdenovic e ka mirëpritur këtë pauzë, pas disa muajsh me ngarkesë dhe shumë ndryshime në ekip.

Të martën ne oren 16:30, verdheblutë do të presin në Elbasan Sopotin, në një derbi mjaft interesant, që nuk luhet prej shumë vitesh.

Sopoti e ka nisur shumë mirë kampionatin e Kategorisë së Parë dhe ka një ekip goxha interesant, që ka shkëlqyer në ndeshjet e luajtura jashtë fushe, ndaj do të mundohet të bëjë figurë të mirë ndaj një rivali superior.

The post Elbasani shfrytëzon pushimin, të martën luhet derbi appeared first on Telesport.