Tyson Fury ka bërë një deklaratë të bujshme, duke pretenduar se dueli i tij shumë i pritur kundër Anthony Joshua është në rrezik serioz. Të enjten erdhi më në fund konfirmimi se përballja e peshave të rënda mes dy britanikëve, Fury dhe Joshua, do të zhvillohet në stadiumin “Principality” të Cardiff-it, të premten më 11 dhjetor.

Turki Alalshikh, figura kyçe e boksit në Arabinë Saudite, njoftoi se ishin finalizuar detajet për përballjen mes dy boksierëve më të mirë të peshave të rënda të brezit të tyre, por Fury ka hedhur pretendimin befasues se ndeshja mund të anulohet.

“Lajm i fundit: Anthony Joshua dhe Eddie Hearn po përpiqen të tërhiqen nga ndeshja,” tha Fury. Më tej, ai shtoi: “Ata thonë se nuk do të ndeshen më. Kjo ka të bëjë kryesisht me egon e Eddie Hearn. Ai po shpik gjëra të ndryshme dhe po kërcënon se nuk do të ndeshemi”.

“Gypsy King po kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të të shkatërruar para të gjithë fansave të mi në Uells, ndërsa ti po gjen një milion justifikime. Turki Alalshikh po gjen alternativa të tjera, burra të vërtetë që janë gati të ndeshen sa hap e mbyll sytë. Shpresoj që jeni të lumtur“, tha Tyson Fury.

The post Befason Tyson Fury: Po kthehem në Angli për ta shkatërruar Joshua, por ai dhe stafi i tij duan ta anullojnë duelin appeared first on Telesport.