Transferimi i Kerim Alajbegovic nga Bayer Leverkusen te Juventus ishte një nga lëvizjet e bujshme të verës që lamë pas. Juventus pagoi plot 32 milionë euro për 19-vjeçarin boshnjak.

Në një intervistë të fundit për Sportmediaset, Alajbegovic zbuloi se nuk e kishte menduar dy herë ofertën e Juventusit si dhe nuk kurseu lavdet për trajnerin Luciano Spalletti.

“Oferta e Juventusit? Nuk m’u desh të mendohesha dy herë për të. Spalletti është një trajner i shkëlqyer, i nivelit të lartë. Ai kërkon të përmirësojë çdo detaj. Kjo më ndihmon të bëhem një lojtar i nivelit të lartë”, tha Alajbegovic.

Boshnjaku i cili ka shënuar vetëm një gol deri tani, u shpreh se Juventus nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion dhe do të provojë shanset e veta.

“Titulli i Serisë A? Është ende herët, po mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Por është e qartë se do të luftojmë për titullin e Serisë A; kemi ambicie të mëdha”, shtoi Alajbegovic.

The post “Spalletti po më ndihmon të bëhem një “top” lojtar. Titulli i Serisë A? Do të provojmë…” appeared first on Telesport.