Ndërkohë që Shqipëria do të zbresë në fushë pas pak në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen tjetër të grupit, Finlanda morri një fitore të thellë 0-7 në fushën e San Marino.

“Nordikët” mund të konsiderohen si rivali kryesor i Shqipërisë për vendin e parë në grupin 1 në Ligën C. Vlen për t’u përmendur tregolëshi i sulmuesit kryesor të ekipit, Joel Pohjanpalo, dopieta e mesfushorit Leo Walta. Dy golat e tjerë u shënuan nga Adrian Svanback dhe Benjamin Kallman.

Në ndeshjet e tjera po në Ligën C, po në grupet e tjera, Islanda barazoi 1-1 ndaj Estonisë, Ishujt Faroe po ashtu barazuan 1-1 ndaj Kazakhstan, ndërsa Bullgaria u mposht 1-2 nga Luksemburgu.

The post Liga e Kombeve: Rivali kryesor i Shqipërisë me fitore bindëse jashtë fushe appeared first on Telesport.