Anglia dhe Spanja do të përballen sonte në mitikun “Wembley”, në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Një përballje që premton spektakël në fushë, duke ditur emrat që kanë në skuadër secila nga kombëtaret dhe filozofinë e dy trajnerëve përkatës.

Thomas Tuchel ka vendosur të zbresë në fushë sonte me këtë formacion (4-2-3-1): Trafford, O’Reilly, Guéhi, Konsa, Quansah, Leëis-Skelly, Anderson, Gordon, Bellingham, Saka, Kane.

Ivan de la Fuente ka surprizuar jo pak me formacionin e sotëm. Eric Garcia, Ferran Torres dhe Nico Williams e nisin nga minuta e parë, krahasuar me finalen e Kupës së Botës, duke zëvendësuar të dëmtuarit Pedro Porro, Mikel Oyarzabal dhe Alex Baena. Pedri po ashtu është në stol, Fabian Ruiz titullar.

Spanja e nis me këtë formacion: Simon, Cucurella, Laporte, Cubarsí, García, Ruiz, Rodri, Nico Williams, Olmo, Yamal, Torres.

The post Përballje gjigantësh në “Wembley”, Tuchel dhe De La Fuente me surpriza në formacionet zyrtare appeared first on Telesport.