Shqipëria nis sot zyrtarisht rrugëtimin në Ligën e Kombeve, ku merr pjesë në Ligën C. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për italianin Rolando Maran në krye të Shqipërisë.
Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në “Air Albania”. Maran ka lanë jashtë listës emra si Aramando Broja, Nedim Bajrami e Jasir Asani. Kureshtja për të parë mënyrën e rreshtimit, por mbi të gjithë lojën e kuqezinjve sot, është shumë e madhe.
Maran ka vendosur të zbresë në fushë me këtë formacion titullar: (4-2-3-1): Etrit Berisha; Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti (C), Stavro Pilo; Ylber Ramadani, Kristjan Asllani; Taulant Seferi; Arbër Hoxha, Ernest Muçi; Rey Manaj.
The post Shqipëri-Bjellorusi, kuqezinjtë zbresin në fushë me këtë formacion appeared first on Telesport.
