Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e parë për Ligën C në Ligën e Kombeve.

Në minutën e 5-të, Shqipëria kishte një mundësi të mirë. Rei Manaj provon të gjejë golin nga goditja e dënimit, por nuk përfundon në kuadrat.

Në minutën e 8-të, rast i mirë për bjellorusët, por Etrit Berisha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 15-të, Taulant Seferi provon të shënojë me kokë pas krosimit të Ernest Muçit, por goditja e sulmuesit kuqezi ndalet nga mbrojtësi kundërshtar.

Minutat në vijim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret nga të dy ekipet. Në minutën e 32-të, Shqiëpria fiton penallti, pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj kundërshtarit ndaj Berat Gjimshitit, brenda në zonë. SHIKOGOLIN

Godet Kristjan Asllani, topi përfundon në rrjetë. Shqipëria kalon në avantazh 1-0. Në minutën e 38-të, Rei Manaj nuk përfiton dot nga “dhurata” e kundërshtarit me topin e humbur, goditja e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e parë shtesë, pas një topi të gjatë në zonë nga Elseid Hysaj që nga mbrojtja, Muçi gjen golin me një goditje të bukur me të majtën. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për kuqezinjtë.

The post Shqipëria nuk e diskuton Bjellorusinë, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh të dyfishtë pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.