Janë luajtur të shtunën në mbrëmje, në sallën e lojërave në Farkë, ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës në volejboll për femra. Skënderbeu dhe Pogradeci janë dy ekipet finaliste të këtij turneu.

Pogradeci kampion mposhti me lehtësi 3-0 Tiranën. Ndonëse pritej një ndeshje e fortë, në fushë komandoi skuadra liqenore, që arriti një fitore të lehtë. Bardheblutë ishin shumë larg asaj që pritej, duke zhgënjyer në fushë.

Më e bukur sfida tjetër, ku Skënderbeu mundi 3-2 Dinamon në një sfidë që u bë dramatike në fund. Kryeqytetaset rikuperuan disavantazhin e dy seteve të para dhe gjithcka u vendos në setin final, fituar 16-14 nga korcaret.

Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale)

Skënderbeu – Dinamo, 3-2 (25-14, 25-18, 19-25, 24-26, 16-14)

Tirana – Pogradeci, 0-3 (11-25, 17-25, 14-25)

Finale

Skënderbeu – Pogradeci

The post Volejboll/ Derbi juglindor në Kupën e Federatës për femra, eliminohen Dinamo e Tirana appeared first on Telesport.