Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në Ligën C në Ligën e Kombeve, duke fituar 2-0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e parë të luajtur në “Air Albania”.
Në minutën e 5-të, Shqipëria kishte një mundësi të mirë. Rei Manaj provon të gjejë golin nga goditja e dënimit, por nuk përfundon në kuadrat.
Në minutën e 8-të, rast i mirë për bjellorusët, por Etrit Berisha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 15-të, Taulant Seferi provon të shënojë me kokë pas krosimit të Ernest Muçit, por goditja e sulmuesit kuqezi ndalet nga mbrojtësi kundërshtar.
Minutat në vijim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret nga të dy ekipet. Në minutën e 32-të, Shqiëpria fiton penallti, pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj kundërshtarit ndaj Berat Gjimshitit, brenda në zonë. SHIKOGOLIN
Godet Kristjan Asllani, topi përfundon në rrjetë. Shqipëria kalon në avantazh 1-0. Në minutën e 38-të, Rei Manaj nuk përfiton dot nga “dhurata” e kundërshtarit me topin e humbur, goditja e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e parë shtesë, pas një topi të gjatë në zonë nga Elseid Hysaj që nga mbrojtja, Muçi gjen golin me një goditje të bukur me të majtën. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për kuqezinjtë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 56-të, Shqipëria kishte mundësinë e artë për të trefishuar shifrat, por Seferi edhe në pse pozicion ideal për të gjetur golin, goditja e tij ishte qendrore dhe shumë e dobët.
Në minutën e 67-të, aksioni i bukur i kuqezinjve, super pasim i Myrto Uzunit për Muçin, goditja e këtij të fundit shkon ngjeitur me shtyllën e majtë. Në minutën e 77-të, Asllani provon të gjejë sërish golin, por goditja e tij nga distanca shkon vetëm në rrjetën e jashtme.
Në minutën e 88-të, tjetër pasim i bukur i Izunit, këtë herë për Mirlind Daku, por goditja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën e anës së majtë të portës. Rezultati final, 2-0 për Shqipërinë.
The post Liga e Kombeve: Shqipëria e nis me këmbë të mbarë, bën më së miri detyrën ndaj Bjellorusisë (video) appeared first on Telesport.
