Ashtu siç edhe pritej përballja mes Anglisë dhe Spanjës dhuroi gola dhe spektakël nga minuta e parë deri në fund. Përsa i përket rezultatit, Spanja fitoi 2-3.

Kampionët e Botës në fuqi kaluan në avantazh që në minutën e dytë. Një gafë e pafalshme e Marc Guehi, i cili tregohet komplet i pavëmendshëm, situatë nga e cila përfiton Lamine Yamal. Ylli i Spanjës nuk e kishte aspak të vështirë për të dërguar topin në portën e mbrojtur nga James Trafford.

Në minutën e 9-të, Torres gjen golin pas një krosimi në zonë të Fabian Ruiz nga goditja e dënimit, por anullohet për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 36-të, kundërsulm model i anglezëve që gjejnë golin e barazimit me Anthony Gordon, pas asistit fantastik të Jude Bellingham.

Në minutën e 40-të, Anglia gjen golin e dytë. Krosim i Nico O’Reilly, godet me kokë Harry Kane. Cucurella i pafat, dërgon topin në portën e tij. Në minutën e 45-të, një krosim i Cucurella përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Anglinë.

Pjesa e dytë nis vrullshëm për anglezët. Jude Bellingham pengohet në zonë. Arbitri fillimisht vazhdon lojën normalisht, por ndërron mendje pas ndërhyrjes së VAR-it. Penallti për Anglinë. Godet Harry Kane, topi përplaset në traversë.

Në mintuën e 60-të, Spanja barazon shifrat 2-2. I sapo futuri në fushë, Alex Baena, shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Dani Olmo.

Në minutën e 74-të, një tjetër i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, Mikel Oyarzabal gjen golin e tretë për Spanjën, me shumë klas, pas asistit të Alex Baena. Rezultati final, 2-3 për Spanjën.

SHIKOGOLAT

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kroacia fitoi 1-2 në fushën e Rep. Çeke.

The post Liga e Kombeve: Ndeshje spektakolare në “Wembley”, Spanja është thjesht e pandalshme (video) appeared first on Telesport.