Eventi UFC Vegas 121 zhvilluar mbrëmë në Nevada ka përfunduar në panik. Luftëtari brazilian Raoni Barcelos u nxor me barelë nga “Meta Apex” pas një përfundimi të çuditshëm dhe vërtet të frikshëm të sfidës së tij kundër Raul Rosas Jr.

Për fat të mirë, informacioni i parë mbi gjendjen e brazilianit 39-vjeçar duket pozitiv. Barcelos është zgjuar dhe i vetëdijshëm pasi u dërgua në një spital lokal për vlerësim të mëtejshëm.

Në momentin e publikimit të këtij lajmi, UFC nuk kishte lëshuar ende një deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen e Barcelos dhe as nuk kishte bërë të ditur saktësisht se çfarë i ndodhi veteranit të kategorisë “Bantamweight”.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi nuk bëhej fjalë për një nokaut të zakonshëm. Pas gati 22 minutash luftë të fortë dhe me shkëmbime të shumta, Rosas arriti ta rrëzonte kundërshtarin në dysheme (takedoën) pranë rrjetës në gjysmën e raundit të pestë.

Brenda pak sekondash, Barcelos humbi ndjenjat. Rivali i tij Rosas e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte, ndaloi së luftuari dhe njoftoi gjyqtarin Herb Dean.

Barcelos qëndroi pa lëvizur në dyshemenë e ringut ndërsa personeli mjekësor vrapoi drejt “Oktagonit”, duke krijuar një skenë tejet shqetësuese brenda “Apex”-it. Më pas, ai u vendos në një barelë dhe u nxor nga kafazi para se të dërgohej në spital.

Edhe pas shikimit të përsëritur të pamjeve, ishte e vështirë të përcaktohej saktësisht se çfarë bëri që Barcelos të humbiste ndjenjat. UFC-ja ia njohu zyrtarisht fitoren Rosas me nokaut në minutën 1:38 të raundit të pestë.

The post Panik në kafaz, luftëtari përfundon pa ndjenja në raundin e pestë, dërgohet në spital (video) appeared first on Telesport.