Janë mbyllur pjesët e para në tri takimet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve, dy në Ligën A dhe një në Ligën B.
Në Oslo, pjesa e parë mes Norvegjisë dhe Portugalisë është mbyllur 0-1 në favorin e “Luzitanëve”. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku Joao Felix dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Pedro Neto. SHIKOGOLIN
Norvegjët u përpoqën të barazonin shifrat, duke provuar disa herë me Erling Haaland, por Diogo Costa ishte shumë herë vendimtar me super pritjet e tij.
Në Augsburg, pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Greqisë është mbyllur me porta të paprekura. Një pjesë e parë pa ndonjë rrezik konkret për të dy skuadrat. Vendasit provuan në dy raste me Karim Adeyemi të gjenin golin, por pa sukses.
Ndërkohë në Ligën B, në grupin e Kosovës, Irlanda po fiton 0-3 në fushën e Izraelit.
The post Liga e Kombeve: Në Oslo vendos goli i Joao Felix në pjesën e parë, “paqe” mes Gjermanisë dhe Greqisë (video) appeared first on Telesport.
