Në një intervistë të fundit për AS, para përballjes së sotme ndaj Norvegjisë, Joao Felix ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Europë dhe ka treguar për kujtimet e bukura që ka nga huazimi te Barcelona.

“Kam kujtime shumë të bukura. Në fund, nuk arritëm të fitonim asgjë, por vetë fakti që luajta për Barcelonën më bëri shumë të lumtur. Natyrisht, të jesh i huazuar nuk është njësoj si të jesh lojtar me kontratë të përhershme. Të jesh lojtar i klubit është ndryshe. Jam shumë i lumtur që kam veshur fanellën e Barçës, e cila ishte një ëndërr fëmijërie për mua, për babanë dhe për vëllain tim. Ishte një nder”, tha Joao Felix.

I pyetur për një transferim të mundshëm te Real Madrid, Joao Felix ishte shumë i qartë me përgjigjen e tij. “Do të isha tradhtari më i madh në futboll. Jo, jo, jo. E shijova vërtet kohën te Barcelona”, shtoi portugezi.

Kujtojmë se Joao Felix luajti për një sezon të Barcelona 2023/2024, ku shënoi 10 gola dhe dha 6 asiste në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

The post “Po të shkoja te Real Madrid, do të isha tradhtari më i madh në futboll. Barça ishte një ëndërr” appeared first on Telesport.