Flamurtari është shpallur të dielën në mbrëmje fitues i Kupës së Federatës në basketboll për femra. Kampionet vlonjate mundën thellë 109-75 Partizanin në finalen e luajtur në “Asllan Rusi”.

Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Flamurtari, që pati epërsi në fushë. Nga Partizani, që ka një sezon shumë impanjtiv përpara në arenën ndërkombëtare, pritej më shumë në parket.

Gjithsesi, u duk se vlonjatet kishin një marsh më shumë në parket, ndërsa ‘të kuqë’ janë ende në kolaudim. Për pasojë, fitorja e skuadrës së Flamurtarit ishte e merituar, që e nisin mbarë sezonin e ri.

Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale)

Flamurtari – Studenti, 65-35

Tirana – Partizani, 93-97

Finale

Flamurtari – Partizani, 109-75

The post Flamurtari fiton Kupën e Federatës për femra, vlonjatet mposhtin Partizanin në finale appeared first on Telesport.