Prej kohësh te Milani diskutohet mungesa e një figure që të drejtojë sektorin sportiv. Një nga emrat e përmendur nga tifozët është Alessandro Costacurta, i cili foli për mundësinë e rikthimit në klub në një rol drejtues:

“Duhen ide të qarta. Nuk besoj se ka më hapësirë për disa prej nesh aty. Është e qartë që unë nuk e kam mbyllur kurrë derën, sepse fakti që në moshën 55-vjeçare shkova të isha komisioner i federatës tregon se i mbaj dyert hapur për çdo mundësi. Megjithatë, nuk besoj se do të ndodhë”.

Costacurta shtoi: “Sinqerisht, unë nuk po i kërkoj ata dhe nuk besoj se as ata do të më kërkojnë mua”.

The post Costacurta për një rikthim të mundshëm te Milani: Dyert janë të hapura, por nuk besoj se ata po më… appeared first on Telesport.