Me rastin e 50-vjetorit, Francesco Totti rrëfeu për “Corriere dello Sport” karrierën e tij, momentet më të rëndësishme dhe lidhjen me Romën: “Debutimi ishte momenti më i bukur, sepse është ajo që ëndërrojnë të gjithë fëmijët. Më i keqi, duke përjashtuar dëmtimet, ishte dita kur lashë futbollin. Kisha frikë dhe ende kam, sepse kur kthen faqen nuk e di kurrë çfarë do të gjesh”.
Për golin që kujton më shumë: “Kundër Udineses, Batistuta bëri një krosim dhe unë e ndala topin me kokë. Me shpinë nga porta, godita në ajër drejt trekëndëshit të shtyllës së dytë. Më pëlqeu shumë lëvizja e trupit”.
Për raportin me tifozët: “Për ta vlen zgjedhja ime për të lindur, për t’u rritur dhe për të ‘vdekur’ sportivisht me një fanellë të vetme. Dashuria që iu dhashë njerëzve dhe gatishmëria ime ndaj tyre”.
Për partnerin e ëndrrave: “Ronaldo Fenomeni. Do ta kisha ndihmuar të shënonte trefishin e golave që ka shënuar. Do të luanim symbyllurazi bashkë”.
Për Messi dhe Cristiano Ronaldo: “Kanë qenë dy lojtarët më të fortë në historinë e futbollit, sepse Maradona as nuk hyn në klasifikim, ishte superior ndaj të gjithëve. Do të doja të luaja me të dy”.
Për rikthimin në fushë: “Do të ishte gjithçka”.
Dhe për Romën: “I them faleminderit që më lejoi të realizoja ëndrrën time. Qytetit i detyrohem gjithçka. Jam një prej tyre dhe ata janë pjesë e imja. Të ndaja këto 50 vite me Romën si qytet dhe Romën si klub ka qenë diçka jashtëzakonisht shpërblyese”.
The post Totti në 50-vjetorin e tij: Faleminderit përgjithmonë Roma! Ronaldon do ta kisha ndihmuar të shënonte trefishin e golave appeared first on Telesport.
