Eduardo Camavinga është rikthyer në grupin e Francës pas mungesës në Botërorin 2026, ku “gjelat” arritën deri në gjysmëfinale. Mesfushori i Real Madridit synon të rifitojë një rol të rëndësishëm dhe t’i tregojë Zinedine Zidane se e meriton besimin e tij: “Sigurisht që ishte e rëndësishme. Pas një zhgënjimi, gjëja më e rëndësishme është të ngrihesh përsëri. E pashë si një fitore dhe grumbullimi tregon se nuk kam mbaruar, tani jam rikthyer. Duhet t’i tregoj trajnerit se e meritoj besimin e tij”.

Për aspektin ku duhet të përmirësohet, Camavinga ishte i qartë: “Do të jem i sinqertë, bëhet fjalë për vazhdimësinë. Kam luajtur mirë në të kaluarën dhe do të vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen. Duhet të jem më i qëndrueshëm, më i përqendruar dhe të bëj më pak gabime. Duke pasur vazhdimësi do të luaj më shumë ndeshje”.

Për mungesën në Botëror: “Mendoj se mosmarrja pjesë në Botëror më ka ndikuar patjetër. Çdo futbollist dëshiron të luajë në një kompeticion të tillë. Ky zhgënjim është i ri për mua, por duhet të ngrihem përsëri. Të gjitha kanë ndodhur kaq shpejt në fillim të karrierës sime. Siç thuhet, Roma nuk u ndërtua brenda një dite dhe unë kam ende kohë”.

The post Camavinga rikthehet te Franca pas zhgënjimit: Faleminderit Zidane, kjo do të thotë se nuk kam mbaruar appeared first on Telesport.