Gjatë episodit të radhës në Podcastin “Versus”, ka pasur një debat të ndezur mbi Milanin dhe situatën te kuqezinjtë. Gazetari Anton Cicani ka reaguar ashpër mbi situatën te kuqezinjtë dhe sidomos mbi ambicjet e klubit, duke sulmuar pronësinë, Ibrahimovic dhe trajnerin Fonseca për atë që po katranosin dhe se si po shkatërrojnë lojtarin e tyre më të shtrenjtë duke i ulur vlerën. Një arrogancë e madhe e cila ishte ajo që nuk i lejoi të merrnin Antonio Conte, sepse nuk donin dikë mbi profilet e tyre.
Veç kësaj, Cicani ka bërë shaka: “Disa miq në Milano më kanë thënë se kanë rrethuar qendrën stërvitore të Milanellos që të mos shihen stërvitjet dhe zbulohen formacionet, por në fakt mendoj se aty konsumohen qofte dhe birra dhe nuk duan t’i shohin sepse vetëm një ekip të stërvitur mirë nuk shoh…”
Cicani vazhdon me ironinë: “Paguan 15 mln euro Emerson Royal, që unë as me miqtë nuk do ta merrja në kalçeto, me ato para do paguanin dy rroga të Contes për dy sezone…”
The post (VIDEO) “Kanë izoluar qendrën stërvitore të Milanit sepse konsumojnë birra dhe qofte. As në kalçeto me miqtë nuk do ta merrja atë skandaloz” appeared first on Telesport.

