Mediet italiane dhe jo vetëm, zbulojnë se objektivi i madh i Milanit për merkaton e janarit është transferimi i Nicolo Tresoldit, sulmuesit me origjinë italiane po që ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë.

22-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon deri tani, duke shënuar 14 gola në 16 ndeshje në të gjitha garat. Vetëm pak ditë më parë shënoi tregolësh në fitoren e Club Brugge 2-4 ndaj Inter në “San Siro” në Champions League.

Është vetë kreu i “Red Bird”, Gerry Cardinale, që po punon për këtë operacion me synimin madhor për ta finalizuar gjatë merkatos së janarit. Megjithatë, largimi i tij nga Club Brugge s’do të jetë aspak i lehtë. Tresoldi është nën kontratë me klubin belg deri në vitin 2029. Club Brugge ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi i tyre, për një shifër më të vogël se 50 milionë euro.

The post 14 gola në 16 ndeshje. Cardinale po punon për goditjen e madhe gjatë janarit për sulmin e Milanit appeared first on Telesport.