Manchester City ka pësuar humbjen e tretë rresht në Premier League, pasi u mund sot 3-1 nga Nottingham Forest. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, ku pas një topi të humbur në zonën e tij nga Josko Gvardiol, ishte mbrojtësi brazilian Cunha, i cili edhe pse gati duke u rrëzuar, depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Gigio Donnarumma-n me goditjen e tij me të majtën.

Në minutën e 16-të, ishte sulmuesi i transferuar nga Chelsea, Liam Delap, i cili tregoi gjithë klasin e tij, pasi mori një top nga shoku u skuadrës në mesin e fushës, kaloi secilin që i dilte para dhe në fund dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Nottingham Forest. “Qytetarët” e nisën mirë pjesën e dytë duke ngushtuar shifrat në minutën e 52-të, me Rayan Cherki. Francezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës.

Në minutën e 73-të, ishte sërish Liam Delap që gjti rrjetën, këtë herë pas asistit të Morgan Gibbs-White. Nottingham City rikthehet te fitorja pas pesë javësh dhe merr tre pikëshin e dytë për këtë sezon. Në anën tjetër, City i Maresca humb ndeshjen e tretë rresht dhe reagimi duhet të vijë që në sfidën e radhës ndaj Fulham.

SHIKOGOLAT

The post Man. City fillon tatëpjetën, mundet nga Nottingham Forest dhe pëson humbjen e tretë rresht (video) appeared first on Telesport.