Drejtori i njohur sportiv Walter Sabatini foli për “Tuttosport” mbi strategjitë e merkatos së Romës dhe Comos. “Më duket se Roma është vërtet një kandidate serioze për të luftuar deri në fund për titullin kampion, duke parë mënyrën se si po luan. Ka një kohezion të jashtëzakonshëm mes lojtarëve dhe gjendje fizike të papritur te disa prej tyre, si Dybala. Roma ka shumë faktorë pozitivë që e shtyjnë përpara”, – tha ish-drejtuesi i klubit verdhekuq.

Për Rodrigo Mora u shpreh: “Mendoj se është padyshim një djalë me talent, por ende jo talent i konsoliduar. Është lojtar me repertor teknik shumë të pasur. Tani duhet të përballet me një kampionat shumë të vështirë nga pikëpamja taktike: e kontrollojnë, e mbulojnë, e markojnë. Duhet të gjejë mënyrën të mos përpihet nga fusha. Shpesh futbollistët përpihen nga fusha dhe kjo nuk duhet t’i ndodhë Rodrigo Mora”.

Për Como-Roma shtoi: “Como përfiton nga një lëvizje kulturore e ndërtuar nga Fabregas. Luan futboll spektakolar, të guximshëm dhe të gëzueshëm, sepse klubi ia mundëson. Është një shoqëri proaktive, që dëshiron të ndërtojë dhe të krijojë shumë gjëra rreth Comos. Roma ka më shumë urgjencë për rezultatin”.

The post “Roma është vërtet kandidate serioze për ta synuar deri në fund titullin kampion” appeared first on Telesport.