“Ndryshime do të ketë, kjo është e sigurt. Sa? Do ta shihni. E dinim se do të kishim 4 ndeshje në një kohë shumë të shkurtër, ndaj në mënyrë të pashmangshme do të bëjmë pak rotacion”. Zinedine Zidane, trajneri i Francës, paralajmëroi ndryshime ndaj Belgjikës pas fitores me Turqinë, në ndeshjen e parë të “Nations League”. Kylian Mbappé mungon për shkak dëmtimi, ndërsa Ousmane Dembélé do të jetë titullar dhe kapiten:

“Ousmane ndihet mirë, shumë i lumtur që është këtu. Mund të luajë edhe të katër ndeshjet. Nuk është ajo që do të bëjmë, po ju jap një informacion, por është i aftë ta bëjë këtë”.

Zidane foli edhe për Rayan Cherki, të cilin e vlerëson shumë: “Më pëlqen shumë. Nuk është vetëm çfarë bën me topin, por edhe pa të. Mund të luajë në disa pozicione, por më pëlqen shumë në mesfushë. Di të marrë topin mes linjave dhe të japë pasime të jashtëzakonshme. Kur luan vertikalisht, është shumë interesant”.

Për Belgjikën: “Është një skuadër e shkëlqyer, me individë të mëdhenj. E dimë se do të jetë një ndeshje e madhe”. Për trajnerin Mark van Bommel shtoi me humor: “Nuk kishim të njëjtin stil. Ishte më shumë ai që më karikonte dhe më godiste. Më pëlqente shumë stili i tij, kishte karakter dhe personalitet të madh në fushë”.

 

The post Zidane paralajmëron: Belgjika është një kombëtare e shkëlqyer, prisni ndryshime në formacion appeared first on Telesport.