Pas rinovimeve të Yann Bisseck dhe Pio Esposito, “të blinduar” deri në vitin 2032, Interi hap një fazë të re për kontratat. Drejtori sportiv Dario Baccin, në koordinim me presidentin Marotta dhe “Oaktree”, synon të mbajë ekipin konkurrues duke respektuar qëndrueshmërinë financiare.

Prioriteti është Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit përfundon verën e ardhshme. Interi dëshiron të shmangë largimin me parametër zero, duke marrë parasysh moshën, problemet fizike të viteve të fundit dhe ofertat e mundshme të majme nga Turqia. Klubi do të takohet me agjentin e tij për të diskutuar kohëzgjatjen dhe pagën.

Më pas vjen Federico Dimarco, i lidhur me Interin deri më 2028 dhe pas një sezoni rekord. Ai kërkon rritje të rëndësishme page, me mundësinë për t’iu afruar 6 milionë eurove, ndërsa politika e re e klubit parashikon pagë bazë më të kontrolluar dhe bonuse të lidhura me rezultatet, përfshirë Champions League.

Në listë është edhe Carlos Augusto, gjithashtu nën kontratë deri më 2028. Pas këtyre tri rasteve, Interi do të merret me Bastoni, Thuram dhe Akanji, ndërsa duhen vendosur edhe të ardhmet e Zielinskit, Pavard dhe Stones. Kështu shkruan “Corriere dello Sport”.

The post Interi, rinovimet në plan të parë. Prioritet Calhanoglu, më pas Dimarco dhe Carlos Augusto appeared first on Telesport.