Shqipëria U17 e vajzave barazoi pa gola me Kosovën U17 në ndeshjen hapëse të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë. Në stadiumin “Niko Dovana” nuk munguan rastet, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti (GK),T. Hasanaj, Jahelezi, Gola, E. Hasanaj, Kola, Wintz, Maksuti, Çifliku, Ahmetaj dhe Hoxha. Ndërkohë, në pjesën e dytë u aktivizuan dhe Çelaj, Avdijaj, Kronaj, Kuka dhe Hysenaj.

Skuadra kuqezi iu afrua golit me Çifliun dhe Wintz në disa momente, por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara.

Në anën tjetër, Ambra Reshiti tregoi një nivel të lartë, duke shpëtuar në disa raste portën e Shqipërisë falë ndërhyrjeve të saj të sakta. Në fund, nga një pikë për Shqipërinë dhe Kosovën, që ndajnë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë në Grupin B1. Ndeshja tjetër e grupit, mes Irlandës U17 dhe Azerbajxhanit U17, u mbyll me rezultatin e thellë 16-0.

Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e radhës më 1 tetor ndaj Irlandës, sërish në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 15:00. Këtë sfidë do të keni mundësinë ta ndiqni në ekranin e FSHF TV dhe në kanalin zyrtar në YouTube.

The post Euro U-17 për vajza: Shqipëria nuk shkon dot më shumë se barazimi pa gola ndaj Kosovës appeared first on Telesport.