Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ishte padyshim një nga surprizat më të mëdha të Botërorit të fundit. 40-vjeçari që fitoi edhe një vend në formacionin më të mirë të Botërorit, duket se nuk po e përjeton aspak mirë famën e madhe që ka marrë këto muaj.

“Kam humbur qetësinë. Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani dal, shkoj në restorant dhe gjithmonë ka dikë që dëshiron të bëjë një foto me mua ose të kërkojë një autograf. Ose më keq, dikë që më filmon. Kjo është gjëja që ka ndryshuar më shumë në jetën time dhe nuk mendoj se mund të bëj ndonjë gjë për këtë”, tha Vozinha në një intervistë të fundit për “The Observer”.

“Shumë njerëz duan të jenë të famshëm, por shohin vetëm anën pozitive të atij realiteti. Për të qenë i sinqertë, nëse do të më duhej të zgjidhja midis jetës që kam sot dhe asaj që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”, shtoi Vozinha.

The post “Preferoj jetën time të mëparshme, kam humbur qetësinë”, zbulimi i Botërorit tregon anën tjetër të medaljes appeared first on Telesport.