Luhen këtë mbrëmje dy ndeshjet e radhës në Ligën A në Ligën e Kombeve. Në Bruksel, Belgjika do të takohet me Francën. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e para. Belgjika fitoi në transfertë ndaj Italisë, Franca në transfertë ndaj Turqisë.
Për “Gjelat” mungon Kylian Mbappe, i dëmtuar. Zinedine Zidane ka zgjedhur si qendërsulmues, 26-vjeçarin e Rennes, Esteban Lepaul. Në krahë, Bradley Barcola dhe Desire Doue. Zidane ka lënë pushim disa prej yjeve të Francës për këtë takim.
Belgjika XI: Lammens; Castagne, Mechele, Ngoy, Seys; Lavia, Tielemans, De Bruyne; Godts, Moreira, De Ketelaere
Franca XI: Maignan; Diouf, Lacroix, Jacquet, Kalulu; Akliouche, Da Cunha, Camavinga; Barcola, Lepaul, Doue
Në Bursa, Turqia do të presë Italinë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren e tyre të parë në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve. Mancini ka vendosur të zbresë në fushë me një formacion sulmues, ku në krye të sulmit janë dy vëllezërit Esposito dhe Giacomo Raspadori.
Turqia XI: Altay Bayindir; Celik, Demiral, Eren Elmali; Oguz Aydin, Salih Ozcan, Orkun Kokcu, Ozan Kabak; Arda Guler, Can Uzun; Baris Alper Yilmaz
Italia XI: Donnarumma; Kayode, Scalvini, Bastoni, Ruggeri; Frattesi, Tonali, Fagioli; Raspadori, Pio Esposito, Sebastiano Esposito
The post Franca pa Mbappe, Zidane befason me qendërsulmuesin ndaj Belgjikës. Mancini e nis në sulm me dy vëllezërit ndaj Turqisë appeared first on Telesport.
