Duke qenë se Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura nga Premier League dhe rrezikon dënimin e rëndë deri në zbritje në kategoritë më poshtë, klubet e tjera kanë filluar që tani të vihen pas yjeve të “Qytetarëve”. Në rast dënimi maksimal, largimi i tyre nga Mna. City është i sigurt.
Sigurisht që emri që ngjall më shumë interes është ai i Erling Haaland. Sipas Sport, beteja për norvegjezin ka nisur që tani dhe dy klubet më të interesuara dhe më të mundshme për transferimin e tij janë Real Madrid dhe Barcelona.
Ende herët për të folur për detaje dhe shifra ekonomike, por në rast dënimi të Man. City-t, është e sigurt që dy klubet e mëdha të La Ligës do të jenë pretendentët kryesor për transferimin e Haaland.
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi nëntësh të mirëfilltë dhe Haaland do të ishte padyshim profili i duhur. Te Real Madrid, Haaland mund të ishte partneri i duhur në sulm për të krijuar një dyshe të frikshme me Kylian Mbappe.
The post Do të jetë marrëveshja e shekullit, gara mes Real Madridit dhe Barcelonës sapo ka nisur appeared first on Telesport.
