Për shkak të ndërprerjes së gjatë të kampionateve, klubet tona po luajnë miqësore sidomos në fundjavë. Skënderbeu do të luajë këtë të shtunë, prej orës 14.00, një miqësore luksi në Pogradec, një derbi që gjithnjë tërheq shumë tifozë.

Pogradeci këtë mesjavë luan një tjetër derbi të vogël ndaj Devollit, para se të matë forcat me Ujqit e Dëborës.

Kujtojmë Pogradeci kryeson Kategorinë e Parë, ndërsa Skënderbeu ende nuk e ka gjetur fitoren në Superiore, ndaj pritet një duel mjaft interesant.

The post Rikthehet derbi, Skënderbeu të shtunën sfidon Pogradecin appeared first on Telesport.