Ditët e fundit, Lamine Yamal duket se është shfaqur si favoriti kryesor i ri në garën për “Topin e Artë”. Pas një nisjeje të shkëlqyer të sezonit me Barcelonën dhe Spanjën 19-vjeçari mund të bëhet fituesi më i ri në historinë e këtij çmimi individual të dhënë nga “France Football”.

Do të duhet të presim deri më 26 tetor për ceremoninë dhe prezantimin zyrtar në Londër. Ndërkohë, Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi zbulon se cilët tre lojtarët nga skuadra e Luis Enrique që sipas tij e meritojnë të fitojnë “Topin e Artë”.

“Do të më fusni në telashe me klubet e tjera. Kam respekt të madh për të gjithë lojtarët, si Kylian apo Yamal. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Sigurisht, e njoh shumë mirë Kylian. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe me talent, dhe padyshim një nga më të mirët në botë”, tha Khelaifi.

“Natyrisht, do të zgjidhja një nga lojtarët e mi. Kemi tre: Dembélé, Kvaratskhelia dhe gjithashtu Fabián Ruiz. Fabián Ruiz është i vetmi që ka fituar çdo trofe. Kështu që, mendoj se Dembélé, Kvara dhe Fabián Ruiz e meritojnë, sepse i fituan të gjitha. Mendoj se luajtën shumë mirë; ishin fantastikë,” deklaroi ai.

The post Al-Khelaifi zbulon kandidatët e tij për “Topin e Artë”: Do të zgjidhja një nga këta të tre appeared first on Telesport.