Dëmtimi i pësuar mbrëmë ndaj Koln ka rezultuar fatal për Harry Kane. Anglezi pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 muaj. Për këtë arsye, Bayern Munich pritet të ndërhyjë në merkaton e janarit për të afruar një qendërsulmues.
Sipas Calciomercato.com, Bayerni do të kërkojë një sulmues që është i aftë të luajë edhe në krahë, nëse është e nevojshme. Dhe aktualisht kandidati kryesor duket se është Nicolo Tresoldi. 22-vjeçari i Club Brugge ka kohë që pëflitet për një transferim të mundshëm drejt Milanit, por nëse një klub si bayern vendos të hyjë seriozisht në garë, situata mund të ndryshojë komplet.
Tresoldi, i cili ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje në kampionatin belg dhe në Champions League, vlerësohet nga Club Brugge rreth 60 milionë euro. Një tjetër emër që pëlqehet nga bavarezët është edhe sulmuesi i Bournemouth, Eli Junior Kroupi. Francezi vlerësohet 90-100 milionë euro.
The post Dëmtimi i Harry Kane prish planet e Milanit. Bayern piketon zëvendësuesin e anglezit appeared first on Telesport.
