Real Madrid ka marrë fitoren e gjashtë rresht në La Liga, pasi mundi në “Santiago bernabeu” në shfirat 2-1 Celta Vigo-n, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të.

Miqtë e nisën në mënyrë të shkëlqyer duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një kundërsulmi perfekt Pablo Duran dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Williot Swedberg.

Në minutën e 37-të, Javier Rodriguez tërheq nga fanella Kylian Mbappe. Arbitri jep penallti për Real Madridin. Godet Mbappe, topi përfundon sipër traversës. Një nga penalltitë më të dobëta në gjithë e karrierën e tij nga Mbappe. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Celta Vigo.

Goli i barazimit do të vinte në minutën e 66-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit fantastik mes Vinicius Junior-Mbappe dhe Bellingham, anglezi dërgon topin në rrjetë me një goditje qendrore.

Në minutën e 85-të, Real Madrid do të gjente golin e avantazhit me Carlos Espi, i futur si zëvendësues vetëm pak minuta më parë. Sulmuesi i ri shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Vinicius Junior.

Real Madrid fiton 2-1 dhe barazon Barcelonën në krye me 33 pikë, vetëm se katalanasit kanë një ndeshje më pak, të cilën e luajnë nesër në shtëpi ndaj Villarreal.

 

SHIKOGOLAT

The post Real Madrid vuan shumë ndaj Celta Vigo, Carlos Espi heroi i ndeshjes në “Bernabeu” (video) appeared first on Telesport.