Një rregull i ri dhe krejt i pazakontë ka hyrë në fuqi te kombëtarja e Holandës me Xavi Hernández në drejtim. Lojtarët do ta mësojnë formacionin titullar vetëm dy orë para startit të ndeshjes.
Nën drejtimin e Ronald Koeman, formacioni bëhej i ditur zakonisht një ditë përpara ndeshjes. Xavi ka zgjedhur një tjetër qasje, duke u bazuar edhe në përvojën e tij si futbollist.
“Si lojtar, nuk më pëlqente ta dija shumë kohë përpara ndeshjes se nuk do të luaja”, – shpjegoi trajneri spanjoll.
Mbrojtësi holandez Micky van de Ven pranoi se kjo metodë është e re për të: “Nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Duhet pak kohë për t’u mësuar, por është bukur të eksperimentosh me të”.
Megjithatë, ai do të preferonte ta dinte më herët: “Nëse do të mund të zgjidhja, do të preferoja ta dija më herët nëse do të luaja apo jo, por është në rregull”.
The post Xavi trondit me rregullat te Holanda; formacioni zbulohet vetëm 2 orë para ndeshjes appeared first on Telesport.
