Futbolli anglez po përballet me çështjen e Manchester City, i cili duhet të apelojë pasi Premier League e ka shpallur fajtor për të 114 akuzat që lidhen me kontrata fiktive dhe manipulime financiare. Tashmë pritet vendimi përfundimtar dhe, nëse fajësia konfirmohet, mbërrijnë edhe sanksionet e mundshme. Mes tyre është edhe rreziku i heqjes së titujve për periudhën 2009/10–2017/18.

Duke folur për “ITV Sport”, ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, dha një koment të ashpër për lojtarët e City që fituan trofe gjatë asaj periudhe: “Ata e dinin se kjo do t’u shkaktonte dëm shumë njerëzve, por gjithsesi e bënë. Nëse do të isha lojtar, do t’i hidhja ato medalje në kosh pa hezitim. Sigurisht që do ta bëja. Është mashtrim… Ata fituan në fushë sepse po mashtrohej”.

Keane foli edhe për pasojat që çështja mund të ketë për skuadrën, trajnerin Enzo Maresca dhe klubin: “Mendoj se situata do të jetë shumë e vështirë për lojtarët, trajnerin dhe klubin, edhe për atë që përfaqësojnë, kur ke pronarë që nuk kanë skrupuj për të mashtruar. Është e vështirë të ruash një nivel të lartë ekselence”.

 

 

 

The post Roy Keane, këshillë plot “helm” për lojtarët e Manchester City: Unë do t’i hidhja ato medalje në kosh appeared first on Telesport.